Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të trafikut në rrugën “Shtime-Dulë”, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te aksidenti.