Abrashi: Jemi skeptikë nëse Serbia do ta dorëzojë Radoiçiqin

0
143

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se janë skeptikë sa i përket bashkëpunimit me Serbinë.

“Ne jemi skeptikë te bashkëpunimi i Serbisë, nuk mendojmë që Serbia është e interesuar që ta dorëzojë atë (Radoiçiqin)”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa për deklaratën e presidentit Vuçiq se Radojiçiqi do të përballet me proceduara serioze në Serbi, ai ka thënë se kjo është vetëm një farsë.

“Sikur çdo deklaratë e tij, edhe kjo duhet të jetë farsë, sepse ne kemi dyshime tepër të bazuara që Millan Radojçiq, gjersa po flasim tani, është duke u marrë aktivisht edhe me organizime tjera të natyrës së njëjtë në të ardhmën ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës. Po të mos ishte kështu, ai nuk do të ishte në liri, ndaj tij do të merreshim masa, do të bëhej edhe dorëzimi i tij në Kosovë. Mirëpo, është një farsë nëpërmjet të së cilësi s’i blen kohë para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Abrashi në RTV Dukagjini.

“Mirëpo, pavarësisht këtij skepticizmi, nëse eventualisht në të ardhmen shtohet presioni ndërkombëtar, ndoshta edhe mund të ketë diçka”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here