Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut. Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.
Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.
Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Përgjigja është: stresi.
Ekspertët thonë se stresi është një nga shumë faktorët që nxit thinjen e flokut.
Një studim i publikur në revistën Nature, të cilit i referohet AgroËeb.org, shpjegon se stresi nxit në organizëm mekanizmin “ lufto ose mbathja” që nëse mbetet aktiv shkakon shumë probleme në organizëm.
Kur njeriu është i stresuar, në organizmin e tij vërehet një prani e lartë e kortizolit por edhe disa ndryshime në sistemin nervor simpatetik.
Ky sistem përbëhet nga shumë nerva të cilat lidhen gjithashtu me çdo fije floku.
Substancat që çlirohen në trup si pasojë e stresit shuan aftësinë rigjeneruese të pigmentimit duke zhveshur flokun nga ngjyra natyrale.
Megjithatë, stresi nuk është i vetmi faktor që nxit thinjen e flokut.
Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.
Problemet në Ushqyerje
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.
Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.
Faktori Genetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.
Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.
Ndotja Mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.