A janë të sigurt holluesit natyralë të gjakut?

0
150

Mjekimet për hollimin e gjakut janë ndër më të përdorurit në ditët e sotme.

Këto mjekime përdoren për të parandaluar bllokimin e enëve të gjakut të cilat shkaktojnë atak në zemër, goditje në tru ose probleme të tjera serioze shëndetsore.

Të dhënat tregojnë se njeriu mund të shfrytëzojë shumë substanca natyrale, ushqime dhe suplementë që hollojnë gjakun.

Megjithatë, këto substanca nuk duhen përdorur si zëvëndësues të mjekimeve kundër bllokimeve të enëve të gjakut.

Hudhra

Disa studime kanë zbuluar se hudhra ka një rol pengues mesatar të grumbullimit të trombociteve që i çelin rrugën mpiksjes së gjakut.

Studime të tjera kanë zbuluar se hudhra nuk ka ndikim në hollimin e gjakut nëse nuk shoqërohet me produkte të rekomanduara për këtë problem.

Peshku dhe vaji i tij

Peshku përmban acidet yndyrore omega-3 që hollojnë gjakun. Këto acide yndyrore shërbejnë si hollues gjaku duke penguar formimin e substancave që bllokojnë qarkullimin e gjakut.

Suplementet e vajit të peshkut gjenden në formën e kapsulave ose të lëngshme dhe dozat variojnë sipas prodhuesit.

Burime të pasura me omega-3 janë merluci, salmoni, sardelet, toni dhe skumbria.

Të dhënat mbështesin rekomandimet për konsumin e 0.5 deri në 1.8 gramë të acideve yndyrore në ditë për uljen e rrezikut të sëmundjeve koronare.

Kjo sasi është e barazvlefshme me 2 racione peshku në javë.

Vitamina E

Vitamina E parandalon mpiksjen e gjakut. Studimet laboratorike tregojnë se aftësitë e kësaj vitamine për hollimin e gjakut variojnë nga doza e konsumuar.

Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar rolin e vitaminës E si një hollues natyral i gjakut dhe për të caktuar dozat e rekomandueshme.

Vitamina E gjendet në disa ushqime, përfshirë drithërat e plota, vaji i bajameve, vaji i lules së diellit, e bardha e vezës, farat, arrorët etj.

Barishtet që përmbajnë kumarinë

Kumarina është një substancë natyrale kimike që gjendet në shumë bimë. Ajo përdoret në medikamentet për hollimin e gjakut.

Deri më tani, shkencëtarët kanë zbuluar plot 3,400 varietete të ndryshme të kumarinës në bimë, baktere e të tjerë.

Megjithatë vetëm disa syresh kanë efekt për hollimin e gjakut.

Për më tepër, shumë njerëz besojnë se bimët që përmbajnë kumarinë kanë një efekt të ngjashëm me medikamentet për hollimin e gjakut.

Kjo nuk është e vërtetë.

Në fakt, nuk ka të dhëna të plota që mbështesin idenë për përdorimin e këtyre bimëve si alterantiva të sigurta për hollimin e gjakut.

Megjithatë shumë mjekë rekomandojnë që njerëzit që konsumojnë ilaçe për hollimin e gjakut të mos konsumojnë barishte të pasura me kumarinë siç janë kamomili, anasoni, tërfili i kuq, majdanozi dhe jamballi.

Paralajmërim

Medikamentet, suplementet dhe stili i ushqyerjes duhen konsultuar gjithnjë me një mjek profesionist për të parandaluar efektet anësore nga ndërveprimi i padëshiruar me ilaçet për hollimin e gjakut.

Mos i zëvëndësoni ilaçet me produkte natyrale pa u konsultuar me një mjek më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here