A e nxit stresi sëmundjen e diabetit? Çfarë duhet të bëni kujdes

0
874

Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion.

Prevalenca e kësaj sëmundje është rritur frikshëm nga 4.7 përqind në vitin 1980 në 8.5 përqind në vitin 2014 dhe për fat të keq vazhdon të rritet.

Ajo është në rritje në veçanti në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë, problemeve me veshkat, atakut në zemër, ishemisë dhe amputimit të gjymtyrëve.

2 vjet më parë, diabeti i mori jetën 1.6 milionë njerëzve, shifra që e rendisin sëmundjen në shkaktarin e shtatë për nga rëndësia të vdekjeve në vitin 2016.

Diabeti është një sëmundje e trashëgueshme, por ai shkaktohet edhe nga zgjedhjet e gabuara në stilin e jetesës.

Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org ka nxjerrë konkluzionin se stresi është një kontribues i rëndësishëm në shfaqjen e diabetit.

Stresi Psikologjik Dhe Diabeti

Në ditët e sotme, njeriu është i stresuar në shumicën e kohës.

Problemet financiare, trafiku, shqetësimet në punë e në familje mund të jenë shkaktarë të njëpasnjëshëm të stresit.

Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë.

Prevalenca globale e stresit nuk është e njëjtë në çdo shtet apo shoqëri, megjithatë shkencëtarët kanë vënë re se vendet në zhvillim janë më të prekura nga stresi.

Varësia Ndaj Celularit

Studimet konfirmojnë se njerëzit që stresohen vazhdimisht në punë ose janë emocionalisht të stresuar kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti.

Një nga faktorët që rrisin nivelin e stresit tek moshat e reja është varësia ndaj pajisjeve teknologjike.

Falë tyre, të rinjtë nuk flenë mjaftueshëm dhe kanë probleme shëndetësore të cilat të kombinuara me stresin nxisin shfaqjen e diabetit.

Stresi nxit vese dhe probleme me konsumin e lartë të ushqimeve të shpejta dhe pijeve energjike të cilat janë të varfëra në ushqyesit e nevojshëm.

Kësisoj, ushqyerja e keqe e nxitur nga stresi kontribuon në obezitet, diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Stresi Është I Keq Edhe Për Diabetikët

Stresi i fut diabetikët në një rreth vicioz të rrezikshëm që nxit ankthin dhe depresionit.

Veç tyre, stresi rrit inflamacionin dhe dëmtimin qelizor që arrijnë të përkeqësojnë simptomat e diabetit.

Lexoni këtu disa metoda se si të shuani ankthin dhe stresin në mënyrë natyrale.

Leave a Reply