48-vjeçari nga Mushtishti dyshohet se humbi jetën si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi

0
80

Më 20.04.2026, rreth orës 12:20, nga Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF) në  Suharekë është raportuar se një mashkull 48-vjeçar ( B.H.) nga fshati Mushtisht është sjellë pa shenja jete, konfirmoi për Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se sipas mjekut kujdestar, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi. “Në ora 12:50 është konfirmuar vdekja”, konfirmoi Bytyqi.

Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen.

“Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është në hetime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here