29 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba

0
62

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2.139 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me persona të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here