Zhuri përkujtoi dëshmorët e demonstratës së vitit 1989

0
254

Në demonstratën e 28 marsit të vitit 1989 ishin vrarë nga policia serbosllave Xhemshit, Xhylbehar, dhe Hajrim Badallaj.

Në përvjetorin e 34-të të vrasjes, ata u përkujtuan sot nga familjarë, banorë të fshatit Zhur dhe përfaqësues institucionalë, si djem heronjë që lirinë e kishin parësore për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrësi i demonstratave dhe familjari i dëshmorëve, Asllan Badallaj, përkujton ngjarjen e asaj dite ku protagonistë kryesorë ishin të rinjtë e këtij fshati.

Sadije Badallaj, nëna e Gjylbeharit edhe në këtë pëvjetor kujton me dhembje dhe ndjenja të krenarisë djalin e saj, Gjylbeharin.

Nga gjithsej 50 demonstrues të lënduar atë ditë, kryetari i fshatit Zhur, Behar Begaj, tregon se si Xhemshiti, Xhylbehari dhe Hajrimi nuk ju shpëtuan plagëve të marra.

Me homazhe tek lapidari në qendër të fshatit e më pas tek varrezat e tyre, në 34 vjetorin e demonstratave u përkujtuan ata që humbën jetën, sikurse edhe të plagosurit dhe të arrestuarit e asaj dite./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here