Walker: Escobar më tha se Kurti nuk e dëgjon Amerikën

0
142

Ish-Shefi i Misionit Verifikues në Kosovë i OSBE-së, William Walker, ka folur rreth raporteve me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin ka pasur një takim para disa javëve.

Walker ka bërë të qartë se me Escobar kanë biseduar për përkeqësimin e marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Kosovës.

“Po”, na thotë ai, “ShBA është e zhgënjyer me kryeministrin Kurti që s’i dëgjoj këshillat e tyre”.

“Na ra të bisedojmë për shumë gjëra, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-ShBA. Ishte bisedim i mirë. E respektoj shumë ambasadorin Escobar, e di që ai provon të bëjë më të mirën në një punë tejet të vështirë. Përtej kësaj unë personalisht ia kumtova shqetësimin tim për përkeqësimin e marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Kosovës.” – është shprehur ai për Gazetën Nacionale.

“Më së shumti pati të bëjë me atë që ShBA është e zhgënjyer në kryeministrin Kurti që nuk i dëgjon këshillat që ShBA ia jep. Dhe ai kryeministri ka qenë kokëfortë në reagimin e tij ndaj disa gjërave që ShBA i ofron si sugjerime për të ecur para”.

Walker shprehet e pikëlluar se marrëdhëniet Prishtinë-Uashington “nuk janë të ngushta siç ishin më parë” dhe se për këtë ka biseduar me Escobar-in, për të cilin shprehet se “e respektoj shumë”.

Leave a Reply