Vjosa Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme

0
1427

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e FSK-së për t’i dalë në ndihmë Republikës së Turqisë pas termetit të madh në të cilin kanë mbetur mijëra të vdekur e mijëra të lënduar.

Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, shkruan 04 Online.

“Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.
Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës./04 Online

Leave a Reply