Vetaksidentohet një person në Reçan të Prizrenit, humb kontrollin gjatë vozitjes

0
284
Foto: Ilustrim

Në fshatin Reçan të Prizrenit ka ndodhur një vetaksident si rezultat i humbjes së kontrollit të automjetit.

Si rrjedhojë, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, teksa është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Fsh. Reqan, Prizren 22.07.2023 – 10:25. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij transportues nga pakujdesia humb kontrollin mbi automjet dhe rrotullohet. Lëndime të rënda trupore pëson i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply