Vdes një person në Mushtisht të Suharekës, dyshohet se ra nga një pemë

0
205

Një 71 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës, ka humbur jetën pasi që dyshohet se ra nga një pemë me lartësi 2-3 metra.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

“Me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marr informatën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtishtë, KK Suharekë. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë, nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se rastin është cilësuar si “Vdekje aksidentale” dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here