Edhe pas më shumë se tre vitesh, tregu në Qylhan vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme, duke vështirësuar punën e tregtarëve.
Më 23 shtator të vitit 2021, gjatë një vizite, kryetari Shqir Totaj ishte zotuar për investime në infrastrukturë, por deri më tani asgjë nuk është realizuar.
Ja çfarë pati thënë Totaj gjatë një vizite që i bëri këtij tregu më 23 shtator të vitit 2021:
Tregu në Qylhan vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Tregtarët vështirë po ia dalin me kushtet që i kanë aty. U zotova se do të investojmë në përmirësimin e infrastrukturës për të krijuar mundësi më të mëdha për shitësit dhe blerësit.