Arsenali përgatit ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Aston Villas

0
43

Arsenali po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për të transferuar mbrojtësin anglez Ezri Konsa gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i Aston Villas konsiderohet një nga objektivat kryesorë të trajnerit Mikel Arteta, i cili synon të forcojë repartin defensiv në prag të sezonit të ri, me synimin për të luftuar për titullin në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimit të The Telegraph, drejtuesit e Arsenalit kanë nisur lëvizjet e para për transferimin e Konsas, i cili vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Aston Villas.

Arteta e çmon lart fleksibilitetin e 27-vjeçarit, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke e bërë atë një opsion të vlefshëm për skuadrën londineze.

Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë. Sipas raportimeve, Aston Villa, nën drejtimin e drejtorit sportiv Monchi, e vlerëson Konsan rreth 70 milionë euro, një shumë që tejkalon ofertën fillestare prej 60 milionë eurosh të Arsenalit.

Mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” do ta rrisin ofertën për të bindur Aston Villën të lejojë largimin e një prej lojtarëve kyç të mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here