“Run Together, Stronger Together”: FSK-ja zhvillon aktivitet në nder të pavarësisë së SHBA-së

0
46

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me organizimin e Vrapit të Rreshter Majorit në Parkun e Gërmisë, aktivitet në të cilin morën pjesë edhe partnerë amerikanë.

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e ngushtë, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në me Shtetet e Bashkuara.

Sipas FSK-së, ky aktivitet pasqyron miqësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimin e përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin.

FSK ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin profesional dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here