Sulmuesi anglez, Dominic Solanke, ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 4:1 të Tottenham Hotspurit në shtëpi ndaj Aston Villas. Ndeshja u luajt të dielën pasdite dhe i takoi javës së dhjetë të Premier Leagues.
Mysafirët e mbyllen pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Morgan Rogers në minutën e 32-të.
Me fillimin e pjesës së dytë, Brennan Johnson në minutën e 49-të i barazoi shifrat për vendësit.
Solanke e shënoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 75-të dhe 79-të.
James Maddison në minutën e 96-të realizoi për 4:1.
Tottenhami ka 16 pikë, kurse Aston Villa ka dy pikë më shumë.
Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.