Totaj, Veselaj – Gutaj e Berisha vizituan disa shkolla dhe çerdhe në Prizren

0
305

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i përcjellur nga drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj, dhe drejtoresha e shëndetësisë, Burbuqe Berisha, kanë vizituar disa shkolla dhe çerdhe.

Totaj ka thënë se dy drejtoritë në bashkëpunim me QKMF-në kanë formuar ekipet mobile për testimin e nxënësve kundër COVID-19.

“Sot së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Gutaj Veselaj, Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha dhe me bashkëpunëtor, vizituam disa shkolla dhe çerdhe në Komunën e Prizrenit.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim, kanë formuar ekipet mobile të QKMF-së dhe grupet e task forcave nëpër shkolla, këta akter po kujdesen për testimin me teste rapide për fëmijët me simptoma dhe për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Këto teste realizohen brenda objekteve shkollore nga ana e ekipeve mobile të QKMF-së.
Të gjithë akterët relevant së bashku me drejtoreshat, janë 24 orë në shërbim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit me shpejtësi tek fëmijët.
Kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i ynë!”, ka thënë Totaj./04 Online

Leave a Reply