Tifozët e Manchester United besojnë se Xavi Hernandez do të zëvendësojë Erik ten Hag, pasi që djali i ish trajnerit të Barcelonës u pa së kishte veshur një fanellë të Red Devils.
Manchester United ka pasur vështirësi me formën nën drejtimin e Ten Hag këtë sezon, me vetëm katër fitore nga 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Ka pasur sugjerime se pronarët aksionar INEOS mund ta shkarkojnë Ten Hag nga detyra si trajner, ndërsa United vazhdon të shkojë drejt vendeve të fundit në Premier League, me një humbje 2-1 ndaj West Ham-it në ndeshjen e fundit, duke i lënë ata në vendin e 14-të.
Red Devils janë lidhur me një numër trajnerësh në javët e fundit, përfshirë Roberto Amorim dhe Thomas Frank, ndërsa ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, gjithashtu është në listën e mundshme për zëvendësimin e Ten Hag.
Në një story në Instagram të postuar nga Nuria Cunillera, bashkëshortja e Xavi-t, djali i legjendës së Barcelonës u pa me një bluzë të Manchester United-it për sezonin 2023-24, duke nxitur tifozët të spekulojnë se ai po e afron kalimin në Old Trafford.
Ndërsa raportet sugjerojnë vazhdimisht se INEOS dhe drejtuesit e lartë të Manchester United po shqyrtojnë kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Ten Hag, holandezi ka thënë se ai ende ka mbështetje nga ekipi i menaxhmentit i tij.
Ish-trajneri i Ajax-it aktualisht ka një kontratë në Old Trafford deri në verën e vitit 2026. Xavi, nga ana tjetër, po kërkon të rikthehet në lojë pas shkarkimit nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
Skuadra e Ten Hag do të rikthehet në mesjavë ku do të përballet me Leicester City-n në 1/8-ën e finales ë Carabao Cup të mërkurën, më 30 tetor, dhe një humbje në atë ndeshje mund të nënkuptojë fundin për holandezin. Katër ditë më vonë, United kthehet në Premier Ligë për t’u përballur me Chelsean që ka hyrë në një ecuri të mirë të ndeshjeve kohëve të fundit.