Theret me thikë një person në Zhur të Prizrenit

0
469
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar mbrëmë në fshatin, Zhur një person të dyshuar i cili pas një zënke me një person tjetër e qëllon me thikë. Incidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës në fshatin Zhur.

I lënduari është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa motivet e rastit ende nuk dihen.

Leave a Reply