Tërmeti dridhi Kosovën, dalin pamjet nga Dragashi

0
440

Një tërmet mbi 4 shkallë ka goditur Kosovën, në orët e hershme të së enjtes.

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit ka ndodhur në ora 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Thellësia e tërmetit ishte 16 km.

Dridhjet janë ndje edhe në qytetet tjera dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, po sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në ora 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.

Ndërkohë kamerat e sigurisë në Dragash, kanë filmuar momentin kur tërmeti dridhi tokën.

Pamjet u publikuan më pas në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here