Tentohet të dhunohet një femër në Prizren, arrestohet i dyshuari

0
230
Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës në Prizren është raportuar një rast i tentimit të dhunimit të një femre nga një mashkull i dyshuar.

Siç thuhet në raportin e policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për ekzaminim mjekësor, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Prizren 21.07.2023 – 17:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply