Talenti i ri prizrenas, Pashtrik Morina, testohet tek gjiganti gjerman Borussia Mönchengladbach

0
618

15 vjeçari, Pashtrik Morina nga Prizreni, aktualisht ndodhet në Gjermani, ku është duke u testuar nga gjiganti i Bundesligës, Borussia Mönchengladbach, njofton faqja e lagjes “ Bajram Curri”, sipas informacioneve të marra nga babai i Pashtrikut.

Talenti i Pashtrikut për sportin më të popullarizuar në botë, nuk iu ka ikur nga sytë skautëve të skuadrës gjermane, të cilët kanë dhënë preference pozitive për Pashtrikun.

Ndryshe, ky futbollist ka filluar hapat e parë në futboll në shkollën “ Winner” e cila më pas është fuzionuar me SHF “ A&N’, ndërsa së fundi është pjesë e grupmoshave U-17 të SHF “ Ballkani” nga Suhareka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here