Tahiri përmend Ligjin e pagave, pagën minimale dhe tërheqjen nga Trusti, kërkon reagim nga Qeveria

0
314

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka përmendur tri çështje të cilat sipas tij kërkojnë reagim të shpejtë nga ana e Qeverisë.

E para është Ligji i Pagave, për të cilin Tahiri tha se Qeveria po heshtë në mënyrë klasike duke mos dhënë asnjë shpjegim.

“Ligji i pagave tash e tri herë që është në agjendë legjislative nuk vjen në Kuvend. Nesër ka paralajmërim për grevë, 81 mijë zyrtarë publikë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim. Është heshtje klasike, nuk ka asnjë reagim, asnjë shpjegim dhe asnjë dritë në fund të tunelit”, u shpreh ai.

Çështja e dytë që përmendi Tahiri është paga minimale, për të cilën tha se Qeveria nuk është e interesuar që ta rrisë, por vetëm ta zvarritë procesin.

“Veprimi i fundit ka treguar se Qeveria nuk do ta rrisë pagën minimale, por ta zvarritë këtë proces”.

Ndërsa, Trusti është çështja e tretë që përmendi shefi i deputetëve të AAK-së. Ligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti tha se duhet të miratohet sa më parë në Kuvend.

“Ndërsa, e fundit, është Trusti, i cili është bllokuar. Ky ligj duhet sa më shpejtë të miratohet”, shtoi ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here