Në Poreq të Kroacisë është zhvilluar gara “Kupa e botës” në sportin e karatesë.
Në mesin e shumë sportistëve, në këtë garë ka marrë pjesë edhe Aulon Nuridini nga Prizreni, i cili është duke e përfaqësuar Kosovën, dhe pas disa përballjeve ka arritur që ta zë vendin e parë në kategorinë e tij.
Nën menaxhimin e trajneres, Elona Kolgeci, Auloni pritet që nga Kroacia të kthehet me medaljen e artë./04 Online