Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen 2 persona në Prizren

0
139

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply