Studim: Testet e shpejta mund të mos zbulojnë Omicron gjatë ditëve të para të infektimit

0
276

Testet e shpejta antigjen për COVID-19 mund të mos zbulojnë me besueshmëri variantin Omicron gjatë ditëve të para të infeksionit, edhe kur një person po e lëshon virusin në sasi të mjaftueshme për të qenë ngjitës.

Për studimin e ri, të postuar të mërkurën në bazën e të dhënave të paraprintimit medRxiv, studiuesit mbikqyrën 30 njerëz nga pesë vende të ndryshme pune në Nju Jork dhe Kaliforni, të cilët të gjithë rezultuan pozitivë për SARS-CoV-2 në dhjetor të vitit të kaluar.

Për shkak të politikave në vendin e punës, çdo person i nënshtrohej testeve të shpejta ditore dhe testeve të përditshme PCR, të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u përpunuar, por mund të zbulojnë sasi më të vogla të virusit. Njerëzit në studim përdorën testet e shpejta antigjen Abbott BinaxNOW dhe Quidel QuickVue, të cilat janë miratuar për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Ekipi vuri në dukje në raportin e tyre se nga pjesëmarrësit, të gjithë përveç njërit, ishin të infektuar me variantin Omicron. Në ditën e testit të parë pozitiv PCR të secilit person dhe të nesërmen, testet e tyre të shpejta dolën të gjitha negative, raportoi STAT News, përcjell Klankosova.tv.

Në të gjitha subjektet, “koha mesatare nga PCR e parë pozitive deri në antigjenin e parë pozitiv të zbulueshëm ishte tre ditë,” shkruajnë studiuesit në raportin e tyre.

Kjo përkundër faktit se, në 28 nga 30 rastet, sasia e virusit të zbuluar nga PCR ishte mjaft e lartë për të infektuar njerëz të tjerë në ditën e parë. Nëpërmjet gjurmimit të kontaktit, ekipi konfirmoi se në katër prej atyre rasteve, personat e infektuar ia kaluan virusin të tjerëve, ndërkohë që rezultuan negativë në testet e shpejta.

Ndërkohë, studimi thekson rëndësinë e izolimit nëse keni ndonjë simptomë të COVID-19, edhe nëse keni një rezultat negativ në një test të shpejtë.

Studimi i ri nuk është rishikuar ende nga kolegët, por rezultatet e tij përputhen me një përditësim të fundit nga FDA.  Mirëpo kjo nuk do të thotë se testet e shpejta janë të padobishme, ato ende mund të zbulojnë variantin. Testet e shpejta antigjen zbulojnë proteina në sipërfaqen e koronavirusit dhe ndërsa virusi ndryshon, këto proteina mund të bëhen më pak të njohura nga testi.

Leave a Reply