Sqaron Bali Muharremaj, dy rastet e fundit me COVID-19 nuk janë raste të reja, janë ritestime

0
426

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka sqaruar për opinionin publik se komuna që ai e drejton nuk ka asnjë rast me COVID-19 bazuar në rezultatet e dy ditëve të fundit.

Muharremaj ka thënë se dy rastet e publikuara së fundmi janë ri-testime.

“Nuk e kemi asnjë rast shtesë me Covid-19 në Komunën tonë, nga rezultatet e dy ditëve të fundit

2 rastet pozitive janë ri-testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë për rastin e vetëm që e ka evidentuar nga Komuna jonë, i ka pasur shënimet (Suharekë-Prizren) dhe prandaj është njoftuar ashtu.
Pra, rasti është nga Prizreni dhe jo komuna jonë.

Nuk ka nevojë për panikë dhe për gjithçka ju njoftojmë saktë dhe me të dhëna zyrtare”, ka thënë Muharremaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here