Specialistja e Radiologjisë Dr. Edona Sopaj nga sot i është bashkuar LVV-së në Prizren.
Kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj i kanë uruar mirëseardhje Sopajt, duke qenë të bindur se angazhimi i saj do të jetë vlerë e shtuar për LVV-në në Prizren.
“Në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Kryetari i Qendrës Artan Abrashi së bashku me deputetin Arbër Rexhaj mirëpritën anëtarësimin e Dr. Edona Sopaj.
Dr. Edona Sopaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin e kreu në vitin 2018 në Tiranë, për të filluar punën në në Qendrën Klinike Univeritare “Nënë Tereza”, në departamentin e Radilogjisë ku punoi për dy vite. Gjatë kësaj periudhe ndoqi nga afër procedurat e radiologjisë intervente si biopsitë dhe drenazhet perkutane, infiltrimet radikulare, embolizimet e HCC, arterografitë celebrale dhe të shtyllës kurrizore. E angazhuar ishte edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ne Tiranë, ku per një vit e gjysmë është marrë kryesisht me patologji të mushkërive. Ka eksperiencë të lartë në ekspertizën e punës ne Rentgen Ct dhe Ultrazë. Për më tepër është në perfundim të doktoraturës dhe ka disa publikime.
Angazhimi saj do të jetë vlerë e shtuar për Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online