Eris Sallauka zë vendin e dytë në turneun e 20 ndërkombëtar të karatesë në Mal të Zi

0
870

Shpresa e karatesë nga Prizreni, Eris Sallauka mori pjesë në turneun e 20 ndërkombëtar të karatesë të mbajtur në qytetin e Ulqinit në Mal të Zi.

Në këtë garë morën pjesë karateist nga dhjetë shtete të botës.

Për dallim nga përballjet e mëparshme, Sallauka në këtë garë me karakter ndërkombëtar tregoi perfomancë të lartë dhe të dalluar.

Nën udhëheqjen e trajnerit të mirënjohur Muhamet Kolgeci, Sallauka arriti që ta zë vendin e dytë në kategorinë -40 kg. Ai është pjesë klubit të karatesë “Drini” në Prizren.

Sallauka që nga nesër pritet t’i vazhdoj stërvitjet intensive pasi do të marrë pjesë edhe në disa gara tjera ndërkombëtare dhe në kampionatin vendor të karatesë./04 Online

Leave a Reply