S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi për targat, Bislimi jep detaje (VIDEO)

0
195

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dakordim për propozimin e Bashkimit Evropian në lidhje me afatin për targa.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet pas situatës të së hënës së 21 nëntorit, ai ka thënë “vjen e martja” duke thënë se nuk mund ta parashikojë askush.

Ndërsa për takimin me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Bislimi ka thënë se ky takim ka qenë vetëm në mes të tij dhe Lajçak, dhe jo siç është raportuar në media se është takuar me Petar Petkoviqin.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm mes meje dhe Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel është dezinformuar. Cdo gjë që është raportuar në media është dezinformatë. Bislimi është takuar me Petkoviqin, petkoviqi nuk ka udhetuar ne Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se me diskutimin e bërë me 17 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve.

“Pozicioni ynë është është në katër muajt e fundit kanë ndodhur kater gjera të rëndësishme për dialogun. Me diskutimin e brërë më 17 gusht kosova dhe serbia janë pajtuar të diskutojnë për normalizim dhe kjo është tema e parë që diskutohet”, ka vijuar ai.

https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2022/11/315757297_8600274373323666_1420092124119811615_n.mp4?_=1

Leave a Reply