Dy të mitur e zhveshin dhe e fotografojnë një të mitur tjetër

0
311

Një rast që nga Policia është cilësuar si “ngacmim” ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku kanë qenë të përfshirë tre persona të moshës së mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, mëngjesin e së martës kanë pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër.

“Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor”, ka njoftuar Policia.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply