Si ta pastroni lëkurën për t’u përgatitur për pranverë

0
60

Zyrtarisht jemi në muajin e parë të pranverës, por nëse për ju ende nuk ka ardhur akoma mirë atëherë është periudha ideale për t’i dhënë lëkurës një rigjenerim pas dimrit.

I ftohti, ngrohja dhe ekspozimi më pak në ajër të hapur e bëjnë lëkurën gjatë dimrit më të egër, të thatë dhe më të prirur drejt papastërtive.

Ajo që nevojitet është një detoks i mirë bukurie, por ja si ta bëni:

1 Eksfolimi për rigjallërimin e lëkurës

Eksfolimi është një hap thelbësor për eliminimin e qelizave të vdekura dhe stimulimin e rinovimit të qelizave. Këshilla është të provoni produkte të lehta për shembull piling enzimatikë që largojnë papastërtitë pa sulmuar lëkurën.

2. Pastrimi i thellë

Pas eksfolimit, është e rëndësishme të përdorni një pastrues të butë që është në gjendje të largojë të gjitha mbetjet . Zgjidhni produkte me përbërës të tillë si qymyr aktiv, argjilë ose çaj jeshil , nëse keni nevojë të reduktoni sebumin e tepërt dhe pikat e zeza. Për lëkurë më të ndjeshme, një pastrues me bazë kamomil ose tërshërë mund të jetë një alternativë e shkëlqyer qetësuese.

3. Hidratim

Lëkura e pastër duhet të ushqehet dhe hidratohet thellësisht. Zgjidhja është serumi i bazuar në acidin hialuronik apo edhe vajra të lehta si jojoba ose trëndafil që ribalancojnë filmin hidrolipidik dhe rekomandohen shumë për ata me lëkurë më të thatë. Vitamina C është një përbërës i shkëlqyeshëm që mund të gjendet si në serume ashtu edhe në trajtime të tjera për të ndriçuar lëkurën dhe mund të përdoret në mënyrë të sigurt në të gjitha llojet e lëkurës falë formulave të reja.

4. Maska për detoksifikimin e bukurisë

Maskat e fytyrës janë gjithashtu aleatë të çmuar për lëkurën e rigjeneruar. Një herë në javë aplikoni një maskë balte pastruese për të eliminuar toksinat dhe papastërtitë ose zgjidhni një maskë hidratuese me aloe vera dhe acid hialuronik për të dhënë butësi dhe ushqim. Në çdo rast, zgjidhni produktin më të mirë për llojin e lëkurës tuaj.

5. Krem kundër diellit

Me ardhjen e pranverës rritet edhe ekspozimi ndaj diellit. Më mirë të mos kapeni të papërgatitura. Mos harroni të aplikoni një krem ​​dielli çdo ditë me të paktën SPF 30 ose më të lartë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV dhe për të parandaluar plakjen e parakohshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here