Shumë nxehtë edhe këtë javë, ja sa do të shkojnë temperaturat

0
91

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

“E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E marte- Mot kryesisht me diell dhe vapë.Parashihet të jetë dita më enxehtë e javës së fundit të korrikut.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E merkurë. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave,sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasiqë parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndermjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Të premten – Mot kryesisht me diell.Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshem në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.

Imdeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit.”

Leave a Reply