Shqipëria e nis me këmbë të mbarë në Nations League, fiton me përmbysje ndaj Ukrainës

0
100

Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë ciklin e Nations League.

Kuqezinjtë mposhtën në udhëtim Ukrainën me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria u gjend në disavantazh me fillim të pjesës së dytë kur Konoplya realizoi për avantazhin e ukrainasve për 1-0 në minutën e 49’të të takimit.

Ismajli u shfaq menjëherë pas pesë minutave për të barazuar shifrat në 1-1, teksa vetëm dy minuta më pas shpëtoi një gol të sigurt nga sulmi i ukrainasve.

Për fitoren e kuqezinjëve u përkujdes Jasir Asani që realizoi gol të bukur pas asistimit të Rey Manaj në minutën e 66’të të takimit.

Pas kësaj ndeshja ishte e ekuilibruar me raste në të dy anët, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë në grupin 1 të Ligës B të Kombeve me 3 pikë aq sa ka edhe Gjeorgjia që fitoi bindshëm ndaj Çekisë me rezultati 4-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here