Shqipëria mbyll sonte në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe rrugëtimin fantastik në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, kanë siguruar kualifikimin në Gjermani 2024.
Një pikë mjafton sonte për ta mbyllur në krye të grupit, por lojtarët do të zbresin në fushë për fitore. Për të gëzuar tifozët e jashtëzakonshëm, të cilët do të mbushin plot stadiumin “Air Albania”.
Trajneri brazilian pritet të bëjë 6 ndryshime në formacion krahasuar me titullarët e transfertës ndaj Moldavisë. Thomas Strakosha do të zërë vendin e Etrit Berishës mes shtyllave.
Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në vend të Elseid Hysajt. Ndërkohë që do të ketë ndryshime edhe në repartin e mesfushës.
Me Keidi Baren dhe Ernest Muçin si titullarë në vend të Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit. Rokadë edhe në ofensivë, aty ku Mirlind Daku (qendër) dhe Myrto Uzuni (majtas) do e nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Shqipëri-Ishujt Faroe do të transmetohet live në SuperSport 2 (20:45).
SI ISHTE FORMACIONI NDAJ MOLDAVISË
SI PRITET TË JETË KUNDËR ISHUJVE FAROE