Shorti i Copa America, Argjentina rigjen Kilin

0
268

Kampionët në fuqi Argjentina dhe 5 herë kampionët e botës Brazili patën shorte të favorshme në Majemi për edicionin e vitit të ardhshëm të kompeticionit të Copa America. Përfaqësuesja argjentinase do ta nisë turneun në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta, të Xheorxhias, më 20 qershor kundër fituesit të çiftit Kanada-Trinidad dhe Tobago, që do të ndeshen në play-off.

Në Grupin A janë edhe Peruja e Kili, rivalët e albiçelesteve në edicionin e 2016, ku Mesi dhe shokët e tij u mundën me penallti. Brazili, nëntë herë fitues i kompeticonit është në Grupin D bashkë me Kolumbinë, Paraguajin, dhe fituesin e çiftit të sfidës play-off Honduras-Kosta Rika.

SHBA-të përballet me Bolivinë, Panamanë në dy sfidat e para të Grupit C, e më pas me Uruguain, që ashtu si Argjentina e ka fituar 15 herë këtë trofe. Amerikanët shpresojnë të përmirësojnë paraqitjen e tyre, me rezultatin më të mirë në 2016, ku dolën ndër katër kombëtaret e para.

Fituesit e Kupës së Artë të CONCACAF, Meksika është në Grupin B së bashku me Xhamajkën, Venezuelën dhe Ekuadorin. Dy përfaqësueset e para të grupeve kualifikohen në çerekfinale. Eventi nis më 20 qershor e përfundon më 14 korrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here