Sulmet fizike janë njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës, ku raportohen nga viktima të moshave të ndryshme.
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Sactionin e Policisë në Suharekë.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një i dyshuar ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortën e tij.
I dyshuari pasi që kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale për ta marrë vajzën e tij sipas marrëveshjës qe kishin me ish-bashkëshortën janë fjalosur me njëri-tjetrin dhe i dyshuari e ka goditur me grusht viktimën të cilës i ka shkaktuar lëndime.
Si pasojë e lëndimeve viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.