Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë

0
65

Shkëndija e Tetovës ka siguruar titullin kampion të Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25, duke vazhduar shkëlqimin e saj në futbollin vendor. Skuadra shqiptare triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit, fitore kjo që i siguroi epërsi të pakapshme në tabelë, dy xhiro para përfundimit të kampionatit, shkruan 04 Online.

Ky është titulli i pestë në historinë e klubit nga Tetova, i cili rikthehet në majën e futbollit të vendit pas tri viteve, pasi për herë të fundit Shkëndija kishte fituar kampionatin në vitin 2021.

Fitorja ndaj Rabotniçkit u festua me entuziazëm nga tifozët kuqezi, të cilët e mbështetën ekipin gjatë gjithë sezonit. Me këtë sukses, Shkëndija siguron gjithashtu pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, ku synon të përfaqësojë denjësisht Maqedoninë e Veriut dhe komunitetin shqiptar.

Ky sukses vjen si rezultat i një pune të mirëstrukturuar, përkushtimit të trajnerit, si dhe performancave të qëndrueshme të futbollistëve gjatë gjithë sezonit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here