Shkencëtarët: Tashmë mund ta ‘zhdukim’ HIV-in nga qelizat, falë teknologjisë së modifikimit të gjeneve

0
135

Shkencëtarët kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara, duke përdorur teknologjinë e modifikimit të gjeneve Crispr, e cila fitoi edhe çmimin Nobel.

Duke vepruar si gërshërë, por në nivel molekular, pret ADN-në në mënyrë që pjesët “e këqija” të mund të hiqen ose çaktivizohen.

Shkencëtarët shpresojnë që në këtë mënyrë të jenë në gjendje të “çlirojnë” virusin tërësisht nga trupi megjithëse nevojitet shumë më tepër punë për ta mbajtur në kontroll në mënyrë që të jetë efektiv.

Ekipi i Universitetit të Amsterdamit, duke paraqitur gjetjet, në një konferencë mjekësore këtë javë, theksoi se puna e tyre mbetet thjesht “provë e konceptit” dhe nuk do të jetë kurë për HIV, të paktën së shpejti.

Dr James Dixon, profesor i asociuar i teknologjive të terapisë së gjeneve dhe qelizave staminale në Universitetin e Nottingham, bie dakord duke thënë se gjetjet e plota ende kërkojnë shqyrtim.

Sipas provave, pas 48 javësh, tre vullnetarë të infektuar me HIV nuk kishin më efekte anësore serioze. Por Dr Jonathan Stoye, një ekspert i viruseve në Institutin Francis Crick, në Londër, tha se eliminimi i HIV nga të gjitha qelizat në trup ishte “jashtëzakonisht sfidues”.

“Efektet jashtë objektivit të trajtimit, me efekte anësore të mundshme afatgjata, mbeten një shqetësim”, tha ai.

“Prandaj ka shumë gjasa të duhen vite përpara se një terapi e tillë e bazuar në Crispr të bëhet rutinë, edhe duke supozuar se mund të jetë efektive”.

HIV infekton dhe sulmon qelizat e sistemit imunitar, duke përdorur makinerinë e tyre të bëjnë kopje të vetvetes. Edhe me trajtimin efektiv, disa kalojnë në “gjendje gjumi” ose fshihen kështu që ato ende përmbajnë ADN-në, ose materialin gjenetik, të HIV, edhe nëse nuk prodhojnë në mënyrë aktive virusin e ri.

Shumica e njerëzve të infektuar me HIV kanë nevojë për terapi antiretrovirale gjatë gjithë jetës. Nëse ndalojnë marrjen e këtyre barnave, virusi i fjetur mund të rizgjohet dhe të shkaktojë sërish probleme.

Disa prej tyre janë “shëruar” me sa duket, pasi terapia agresive e kancerit eleminoi disa nga qelizat e tyre të infektuara, por kjo nuk do të rekomandohej kurrë për trajtimin e HIV-it.

Leave a Reply