“Serbia heq dorë dhe e pranon Kosovën, dyshime te puna e Asociacionit “, Plani gjithëpërfshirës franko-gjerman me 10 pika

0
269

Propozimi i Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi është duke shkuar drejt publikimit, kështu të paktën kanë paralajmëruar palët e përfshira.

Deri më tani janë bërë publike shumë pak detaje, përveç atyre që janë ofruar nga Serbia.

Gazeta Blic ka mësuar për përmbajtjen e këtij propozimi nga një zyrtar i lartë shtetëror, i besueshëm për gazetën.

Sipas këtij plani të mësuar nga Gazeta Blic, bëhet e ditur se ky propozim nuk është i pafavorshëm për Kosovën.

Serbia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, por faktikisht heqë dorë dhe e pranon atë.

Në pikën e 2-të të planit gjithëpërfshirës franko-gjerman, thuhet se palët janë të obliguara të respektojnë parimin e kartës së OKB-së, ku dy vendet ia njohin tërësinë territoriale, sovranitetin dhe të drejtën për vetëvendosje njëri- tjetrit.

Në njërën nga pikat tjera, palët pajtohen që të mos përfaqësojnë dhe të mos flasin për njëra-tjetrën në asnjë instancë.

Pika e 5-të e këtij plani përfshin palën kosovare: Këtu ka dyshime te puna e Asociacionit ku përmenden kompetenca menaxhuese, por jo qeverisëse.

Sipas draftit gjermano-francez, palët pajtohen që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

Sipas deklaratave të krerëve të shtetit, bëhet e ditur se Institucionet e Kosovës nuk janë kundër propozimit, megjithatë ekziston një llojë ‘frike’.
Frika më e madhe është se pika dy (dy vendet ia njohin tërësinë territoriale, sovranitetin dhe të drejtën për vetëvendosje), do të preket nga Serbia.

Siç merr vesh Gazeta Blic, keyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po thirret në dokumentin e njëjtë. Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Blic brenda kësaj partie, ku kanë shtuar se Haradinaj e ka parë planin nga ekspertët e huaj.

Ndërsa edhe burimet brenda Qeverisë së Kosovës thojnë që atë ja ka treguar në takim e fundit edhe Albin Kurti.

Këtu vlen të ceket fakti që, Ramush Haradinaj ka qene i vetmi nga të gjitha partitë opozitare, që ka zhvilluar takim me kryeministrin Kurti.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, emisari i ShBA-së në Kosovë, Gabriel Escobar bashkë me ekipin e tij, në ditën kur u takua me opozitën kanë biseduar rreth planit franko-gjerman dhe disa pika të tij janë lexuar po në atë takim.

Por, lidhur me këtë PDK-ja dhe LDK-ja kanë deklaruar se nuk e kanë parë planin e plotë franko-gjerman.

Leave a Reply