Selmanaj: Rinia, pjesë e pandalshme e ndryshimit të madh

0
66

Të rinjtë e LDK-së në Prizren kanë pritur në takim kandidatët e kësaj dege për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë takim është bashkëbiseduar për prioritetet dhe projektet që LDK-ja i ka për të rinjtë.

Driton Selmanaj, kryetar i degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kandidat për legjislaturën e ardhshme ka thënë se të rinjtë do të japin kontribut të veçantë për ndryshimin e madh që do të ndodh me 9 shkurt.

“Rinia, pjesë e pandalshme e ndryshimit të madh✌️
Kënaqësi të jesh në mesin e rinisë së LDK-së në Prizren, rinisë e cila do të jap kontribut të veçantë për ndryshimin e madh që do të ndodhë me 9 shkurt.
Nga ky takim pamë entuziazëm, energji dhe vullnet për fitore.
Bashkëbisedimi mes nesh dhe rinisë ishte moment tjetër i veçantë duke marrë ide dhe duke ju përgjigjur pyetjeve interesante që vetëm rinia jonë dinë ti bëjë.
Prizreni, tanimë ka vendosur për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe programin tonë politik ku rininë e ka në prioritet.
Si kryetar i LDK-së në Prizren, bashkë me Antonin, Dritën, Xhavitin, Ajlinin dhe Shabanit do të jemi krah i njëri tjetrit dhe afër secilit qytetarë.
Faleminderit kryetar i forumit, Astrit Temaj dhe gjithë bashkëpuntorëve të cilët po bëni punë të madhe në Prizren.

bashkëpërndryshim

meldk #përkosovën”, ka thënë Selmanaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here