Selmanaj: Do të ofrojmë mbështetje për prodhimin vendor dhe punësimin e grave

0
33

Kandidati për deputet nga LDK, Driton Selmanaj, vizitoi sot fabrikën Intercom në Kosovë, e cila prodhon rroba dhe këpucë për tregun e punës duke përdorur teknologji italiane.

Gjatë takimit me menaxheren Krenare Jakupi dhe punëtoret, ai u informua për procesin e prodhimit dhe rëndësinë e kësaj kompanie në punësimin e 30 grave.

Selmanaj theksoi mbështetjen për bizneset vendore dhe krijimin e më shumë mundësive për punësim në Kosovë.

Postimi i plotë:

Intercom, fabrikë që po zgjerohet dita – ditës.

Mëngjesin e filluam me vizitë në fabrikën Intercom e cila merret me prodhimin e rrobave dhe këpucëve të dizajnuara për tregun e punës në sektore të ndryshme.

Nga afër u informuam për procesin e punës nga punëtoret por edhe nga menaxherja e kompanisë, znj. Krenare Jakupi.

Intercom, është kompani kosovare e cila prodhon produkte kualitative duke përdorur teknologjine italiane. Kjo fabrikë punëson rreth 30 gra të cilat me punë profesionale po arrijnë që produktet të jenë kualitative.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, znj. Krenare Jakupi dhe gjithë stafi i mrekullueshem🤝

#dritonselmanaj26#bëhundryshimi124

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here