Në një botë ku gjithçka ndodh me shpejtësi, harrojmë shpesh që qetësia e vërtetë fillon para se të mbyllim sytë. Mjaftojnë vetëm 5-10 minuta në mbrëmje për të bërë një rutinë që ndikon në gjumin, shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore.
Ja çfarë nuk duhet të mungojë në ritualin tënd të mbrëmjes:
1.Shkëputu nga ekrani – Të paktën 30 minuta para gjumit, larg telefonit. Drita blu ndikon në cilësinë e gjumit.
2.Pastrim i fytyrës & kujdesi për lëkurën – Edhe nëse nuk ke vendosur makeup, pastrimi është thelbësor. Një serum i lehtë dhe një krem nate bëjnë diferencën.
3.Shkruaj 3 gjëra për të cilat je mirënjohës – Rrit pozitivitetin dhe ul nivelin e stresit.
4. Frymëmarrje e thellë ose pak stretching – 2-3 minuta mjaftojnë për të qetësuar trupin dhe mendjen.
5.Vendos një synim të vogël për nesër – Të zgjohesh me një qëllim të qartë ndikon në produktivitetin dhe motivimin.
Gjumi i mirë nuk është luks – është detyrë. Dhe rutina e mbrëmjes është çelësi i një mëngjesi më të mirë.