Rritet bilanci, 3000 të vdekur nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri

0
169

Ka shkuar në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit. Prej tyre, 1762 viktima janë raportuar në Turqi.

Mbi 700 njerëz mendohet të jenë vrarë në Sirinë e kontrolluar nga opozita, ndërsa 538 të tjerë u vranë në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Orhan Tatar, Drejtor i Përgjithshëm i AFAD-it për Reduktimin e Tërmeteve dhe Rrezikut në Turqi dha informacione për humbjet e jetëve dhe numrin e të lënduarve në zonat e tërmetit. Ai tha se numri i të plagosurve ka shkuar mbi 12 mijë ndërsa mbi 5 mijë objekte janë shkatërruar. /abcnews.al

Leave a Reply