Për të mos besuar: Mimoza Kusari u bë yll pas bisedave me spasiqët e radoiçiqët duke hyrë në një qark vicioz , nga rrena në rrenë. Fillimisht mohoi çdo bisedë , pastaj se ka folur shqip ( patriote more ) , se fjala brat në shqip e ka kuptimin mik e jo vëlla prandaj Radoiçiqin e paska mik e jo vëlla. Po armik , jo se jo ! Rrenë pastaj se veteranët e luftës e gëzojnë respektin dhe përkrahjen e saj ndonëse pikërisht me vëlla Radoiçiqin i përjashtojnë me vota nga rroga minimale. Rrenë fort për Bekim Haxhiun duke e bindur pikërisht Simiqin e Radoiçiqin se : ” sa shumë i keq është Kamishi e ju nuk e dini…”. Rrenë se kundër saj po bëhet luftë hibride . Rrenë se fjalimet nuk shkruhen nga Dejona Mihali .., dhe tjera rrena me bisht.
2 . Dejona Mihali rrenë se është patriote dhe se nuk punon kundër shqiptarëve , Shqipërisë dhe Kosovës. Rrenë se nuk kontrollon politikanë , borde , udhëheqës , ambasadorë . Rrenë kur thotë se deputetët që e vijojnë kursin kundër analfabetizmit se kanë kaluar me sukses provimin e shkrim – leximit , se Arbërie Nagavci e ka mësuar përmendësh alfabetin e gjuhës shqipe , se Hekuran Shushunja e di tabelën e shumëzimit , se Rozeta Hajdari ka leje për të drejtuar makinën , se me miellin dhe vajin e humbur ka gatuar kifle dhe petulla që ia ka shitur komunës së Prishtinës. E tregon të vërtetën kur thotë se Durmishi dhe Xhelali kanë qenë ushtarë të shquar më luftën e fundit të Madagaskarit , si veteranë super të rrejshëm të UÇK – së . Rrenë kur thotë se Martin Berishaj e ka keqpërdorur orarin e reduktimeve për të shitur lirë rrymën dhe për ta blerë shtrejt. Realisht , Dejona Mihali nuk rrenë shumë për vete sa rrejnë të tjerët për të .
Presidentja e …Ukrainës : Vojsa Osmani , presidente në hije e Ukrainës në Kosovë , thuaja asgjë nuk ka bërë për Kosovën dhe shumë ka bërë për Ukrainën. Për gjenocidin në Gaza , çile guri gojën , sikur që ngjarja të ketë ndodhur në kohën e Hamilkarit dhe të të birit , Hanibalit. Më shumë se gjysmën e vitit e kalon në ekskursione politike jashtë vendit ku merr një varg me mëditje , pa asnjë rezultat të vetëm. Kur Behgjet Pacolli tha se ka biseduar me Radoiçiqin, me kërkesën e Albin Kurtit dhe Vojsa Osmanit që të sigurojë vota që kjo të bëhet presidente , Vojsa Osmani , pa u skuqur fare ( sikur të ishte anemike ) tha se nuk ishte e vërtetë se në kohë fushate , Pacollit mund t’ i bie ndërmend gjithçka ! Paturpësisht e paturpshme ! Albin Kurti as që foli për Gjetin , në vend të tij u deklarua ” xhakoni ” i kishës ortodokse politike serbe të Universitetit të Prishtinës ” Qerim Qerimi ” duke gënjyer pa fije morali se : ” Pacolli absolutisht nuk e thotë të vërtetën..”.
Kur pastaj Adem Hodza , deputet që ka mëshelur bira votimi në të gjitha legjislaturat dhe Fehmi Gashi, që ishte deputet i romëve thanë se kanë votuar për Vojsën presidente , pas një oferte që nuk mund të refuzohet nga Radoiçiqi si dhe kanë noterizuar të gjitha votimet e kërkuara nga Bini dhe Vojsa , nuk pati reagime institucionale , as nga anarkistët albinbythëlëpirës nga Tirana , as nga krrokamat e Parisit , as nga udbashi profesor e ” analist ” nga Amerika , as nga ” ambasadori pedofil nga Gjermania e as nga lahutari që i këndon pushtetit dhe llaskucërisë. Çuditërisht , nuk reaguan as narkomanët e Prizrenit .
Rrena me kripë dhe vegetë:
Ministri i Forcës së Sigurisë që para disa muajve , ndonëse ende ministër , u deklarua publikisht se , që tani është i gatshëm të bëhet pjesë e listës për deputetë të VV – së , tash pasi duket shpëtoi nga hijenat e plakura nga Gjilani dhe Suhareka , me më shumë vendosmëri tha se dera e VV – së në FSK – ë është vetëm ai , Maqedonci i Veriut . Më herët thoshte se ka shumë probleme për të siguruar ushqime për FSK – në kurse tani deklaron se ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim…, sigurisht falë kuzhinierve të burgosur në burgje të Kosovës që gatuan për ta. Pastaj , këto ditë dukshëm është rritur puna e gjelltoreve ” te Nazi ” , te Sabria ” , dhe për bohemët e FSK – së , ” te Martini ” .
Javellinët ende në Amerikë , nuk na duhen për aq kohë sa është në funksion ” linja e kuqe ( nxehtë ) – hot – line , Kusari – Radoiçiq ..”
Politikanët ” gjenialë ” : Kryetarin e Pejës , si në kohën e cubave e zhdëpën dru në qendër të qytetit duke e bërë për spital. Të gjithë reaguan e më së shumti politikanët , kryesisht opozita . Madje , kryetari i trafikut ” Rruga e Re ” tha se pas vizitës që i bëri Muhaxherit në spital u bind se ai pas rrahjes dukej të jetë më i fortë dhe më i vendosur , me një fjalë i pathyeshëm. Çfarë injoranti ! Sipas tij dikush vetëm pasi të dhunohet cubçe , bëhet i fortë , i vendosur dhe i pathyeshëm.
Doktorët e bëjnë tum në politikë : Një doktor i mirë , nëse hynë në politikë zakonisht bëhet politikan i keq . Madje , historia na mëson se bëhen edhe kriminelë . E kemi Dr. Mengelën e Hitlerit , dr. Karaxhiqin dhe Babiqin në Bosnje dhe Hercegovinë , Berishën në Shqipëri , Travarin në Maqedoni të Veriut , Bukoshin në Kosovë dhe një varg doktorësh. Psikiatri Isuf , më mirë të merrej me koçet e Trampit se që , në mbrojtje lëvyrëse të Albin Kurtit , të shpallë gazetarë paranojakë dhe dezulionistë , të sëmurë mendorë . Si psikiatër , me renome por me integritet të shembur , duhet ta ketë të qartë se të tillët nuk kanë përgjegjësi penale andaj nuk mund të jenë as të përndjekur apo të përcjellur , jo nga AKI por as nga Petriti vet .
Megjithatë ka mjekë të mirë : Haxhi Avdyli , fort e lavdoi Dejonën , këtë laddy Makbeth të VV – së. Tha se e përqafon gjithmonë kur e takon , aq e dashur qenka . Nuk e di nëse Haxhiu është beqar por se është bandill , nuk kam fare dyshim. Lëreni këtë , po keni vëmendjen çka tha për Kurtin. Se qenka enciklopedi e gjallë dhe se në jetën e tij nuk paska takuar njeri më inteligjent se Kurtin. Këtë e thotë nga pozita e : ” doktorit të trurit ..” . Secili që ka pasur nderin dhe kënaqësinë të përcjellë diskutimet dhe paraqitjet publike të ” doktorit të trurit ” , dhe nëse konsideron rrethin super intelektual në të cilin bashkëjeton doktori në fjalë , vlerësimin për Kurtin e merr si të mirëqenë dhe e thënë me një modesti të skajshme. Me këtë , doktori në fjalë duhet të emërohet kryetar i AShAK – ut , me meritë intelektuale dhe integritet profesional….të Muçivërcës.
Po e sulmojnë ministren e baushtellës , Donika Shvarc sepse i paska bërë dëm Kosovës duke i humbur 400 pasaporta. Për mua ky dëm është i papërfillshëm . Ka mundur të jetë shumë më keq , merreni me mend po t’ia kishim besuar ruajtjen e katër pulave !!!
Ministrin e shatit e të tërrnakopit ( Bujqësisë) , Faton Pecin e kam kushëri nga të parët , qes pushkë për të si më detyron Kanuni dhe Bajraku. Dhe gëzohem kur dëgjoj fjalë të mira për të. Pasi , me Donika Shvarcin i ndërroi , jek a jek dy pozita të larta institucionale ( kush ia futë më korrektësisë së konkursit ) , gjeti kohë për ajrosje në natyrë. Kohë e bukur për shlodhje , sidomos kur e keni shoqërimin e duhur me të cilin ndjeheni rehat dhe mirë. Ministri i mirë Peci gjeti një shoqërues ideal për të , zgjodhi një quran i cili , së paku skuqej për dallim nga disa politikanë që nuk skuqen asnjëherë . Çka të them vetëm , rrofsh ministër !
Von Llejën , jo mirë nga veshët : Von Llejën është bose e madhe e BE – së , madre madrino e kupollës mafioze të BE – së. Vuçiqin e përqafoi ngrohtësisht , sikur Dejona Haxhinë , nuk e pyeti fare për Radoiçiqin dhe premtoi investime në Serbi prej 6 miliardë eurosh. Në Prishtinë Albin Kurti dhe Vojsa Osmani kërkuan që menjëherë ( pa një minutë vonesë ) , t’ i hjek sanksionet Kosovës që i kanë vendosur para më shumë se një viti. Këtu ishte një keqkuptim , ose Von Llejën nuk ishte mirë me dëgjim , ose përkthini ishte si para Gjykatës Speciale në Hagë , ose nuk ua ka varë fare Albinit dhe Vojsës. Për të gjitha mund të besoj kurse për këtë të fundit kurrë , më tregoni vetëm një rast kur Albini dhe Vojsa nuk e kanë mbajtur fjalën !
Trampi si Barcelona , Kamala si Reali:
Ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale me 5 nëntor 2024 në Amerikë. Dëgjohemi pas zgjedhjeve !
Isusi i Rio de Zhaneiros dhe kryqi i Bajqinës :
Artistët e bënë statujën e Krishtit dhe e vendosën në pikën më të lartë të kryeqytetit të futbollit në botë duke e shndërtuar në atraksion turistik dhe të pelegrinazhit.
Rrugaqët , jonjerëzit dhe kovaçët e mjerë e bënë një kryq duke e vendosur në varrezat e fshatit Bajçinë , deri në atë ditë të gjithë të besimit islam. Nuk pati reagime institucionale as nga politikanët me emër të madh por me koçe super të vogla. Ndërkombëtarët nuk u dëgjuan. Për habi , as BIK nuk bëri mik.
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online