Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se emisari i shtetit gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por tha se kjo dështoi.
CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Manuel Sarrazin vizitoi Kosovën përsëri për të nxitur Albin Kurtin për të bërë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses.
Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”.