Rezoluta e Edi Ramës për Dick Martyn – Analistë e ekspertë të drejtësisë: Fitore e madhe për UÇK-në

0
439

Beteja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për ish-kryeministrin, Hashim Thaçi përmes një rezolute kundër raportit të Dick Martyt, po shihet si një shenjë e mirë për të larguar njollën nga lufta e drejtë e UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Kështu të paktën, u shpreh avokati Skender Musa i cili në një prononcim për GazetaBlic thotë se, raportet e rrejshme të Dick Martyt, kanë detyruar Kosovën të themelojë Gjykatën Speciale në Hagë.

“Nëse miratohet është kjo rezolutë është mirë, për shkak se largon një njollë nga lufta e drejt e UÇK-së. Dick Marty me raportin e tij i shërbyer nga raporte të rrejshme të Serbisë ka ndikuar në bashkësinë ndërkombëtare që ta detyrojnë Kosovën që ta themelojë gjykatën speciale në Hagë”, tha Musa.

Sipas Musës, nëse kalohet kjo rezolutë e Partisë Socialiste drejtësisa do të triumfojë dhe krerët e UÇK-së do të jenë të lirë.

“Nëse kalon rezoluta e propozuar nga Kryeministri shqiptar është fitore e madhe e së vërtetës mbi gënjeshtren si dhe triumf i drejtësisë mbi pa drejtësinë”, tha Musa.

Ndërsa, analisti politik Arton Demhasaj nuk sheh shumë shpresë edhe nëse miratohet kjo rezolutë.

Sipas tij, rezoluta do të ndihmonte palët mbrojtëse pasi pretendimet e Dick Maryt nuk përkrahën nga Këshilli i Evropës.

“Kosova ka miratuar edhe ligjin në Kuvendin për krijimin e dhomave të specializuara për trajtimin e pretendimeve të Dick Marty në raportin e tij, kjo tashmë është punë e kryer. Gjykata është duke kryer funksionin e saj dhe për akuzat ka filluar shqyrtimi i tyre.
Kjo rezolutë nëse formohet mundet me ndihmu të krerët e UÇK-së, pasi prentendimet e Dick Maryt nuk mbështeten nga Këshilli i Evropës por përndryshe edhe nëse miratohet një rezolutë e tillë, nuk ka karakter obligativ. Kjo do të thotë që Gjykata mbetet prap në funksion por, mund të jetë një mbështetjë për palët mbrojtëse”, tha Demhasaj për GazetaBlic.

Kujtojmë se, 11 vjet pas hartimit të raportit të Dick Marty me pretendimet se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë kundër këtij raporti. Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e Marty të paprovuar nga hetimet ndërkombëtare.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Partia Socialiste me firmën e 11 deputetëve ka depozituar një Kuvendin e Shqipërisë një projektrezolutë kundër raportit të Dick Martyt mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here