Reagimi i anësorit anglez për lamtumirën e Kloppit: Nuk mbaj mend kur kam qarë për herë të fundit…

0
189

Trent Alexander-Arnold, 25 vjeç, ishte një nga lojtarët që u prek më shumë emocionalisht teksa i dha lamtumirën trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Anësori anglez i dedikoi gjermanit një video në rrjetet sociale me reagimet e trajnerit në momentet e shënimit të golave.

“Unë nuk jam as shumë emocional, mund të pyesni familjen time. Nuk e mbaj mend herën e fundit që kam qarë, nuk kisha qarë prej vitesh. Kjo është e çuditshme për mua, tregon se sa shumë do të thotë ai për mua”, ka komentuar Trent Alexander Arnold./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here