Rast i rëndë për familjen Kokollari: Vdes burri që u rrah nga djali i tij, arrestohet i dyshuari

0
922

Gazeta Sinjali javë më parë raportoi për një rast të rëndë të një dhune në familje në Shtime, kur tre familjarë dyshohet ishin përfshirë në incident mes vete.

Në rastin i cili kishte ndodhur saktësisht më 19 maj, tre persona pësuan lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, sipas një njoftimi i Policisë së Ferizajt.

Policia tani ka konfirmuar se njëri nga ata të lënduarit ka humbur jetën mbrëmë.

Sinjali mëson se personi i cili humbi jetën nga dhuna që dyshohet se iu shkaktua nga djali, është Dema Kokollari.

Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person mashkull kosovar, djalin e viktimës.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here