Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga pallati i sportit në Itali, në turin e takimit me shqiptarët në Itali.
Nga pamjet e publikuara salla duket e tejmbushur me bashkëkombës, të cilët kanë udhëtuar nga të gjitha zonat e Italisë drejt Milanos, për të marrë pjesë në takimin me Ramën.
Në takimin me Diasporën në Greqi morën pjesë rreth 20 mijë shqiptarë. Kryeministri në muajt në vijim pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf.